Greqia konfirmon 715 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19, 95 pacientë të intubuar (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 18:37 26-10-2020 Greqia konfirmon 715 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19, 95 pacientë të intubuar (SHIFRAT) Mjekët në Greqi

Vijon situata problematike në Greqi nga Covid-19.  

Shteti fqinj ka njoftuar për 715 raste të reja në 24 orët e fundit, (790 të dielën)  si dhe 7 viktima, duke e dërguar numrin e fataliteteve totale në vend në 581.

Nga rastet totale të reja të njoftuara të hënën, 93 janë të lidhura me shpërthime të njohura në të gjithë vendin dhe 48 u identifikuan gjatë testimit në pikat e hyrjes së kufirit grek.

Në total, 31,496 raste me Covid-19 janë regjistruar në Greqi që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë të gjithë ata që janë shëruar nga virusi. Nga kjo shifër, 3,883 janë infektuar gjatë udhëtimeve në shtetet e huaja, ndërsa 12,194 me kontakt me një rast të njohur.

Aktualisht ndodhen 95 pacientë të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv në Greqi. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç, dhe vetëm 32 janë gra. Mosha mesatare e atyre që vdiqën me Covid-19 ishte 79, vjeç. 96.2% e tyre ishin mbi moshën 70 vjeç  dhe kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ÇMENDURI/ Shteti Europian merr masa drastike, detyron mjekët të shërbejnë edhe nëse kanë Covid-19
Shpërthim i fortë në Turqi, dyshohet për sulm terrorist »
Article Logic
Execution time: 0.011254072189331
array(1) { ["section"]=> string(100) "greqia-konfirmon-715-raste-te-reja-dhe-7-viktima-nga-covid-19-95-paciente-te-intubuar-shifrat-225251" }