Greqia konfirmon mbi 1 mijë raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19, 114 pacientë të intubuar (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 18:21 29-10-2020 Greqia konfirmon mbi 1 mijë raste të reja dhe 12 viktima nga Covid-19, 114 pacientë të intubuar (SHIFRAT)

Masat e marra së fundmi për të parandaluar përhapjen e Covid-19 duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur në Greqi. 

Edhe pse ka një zbritje të lehtë nga një ditë më parë (1547), sërish vendi fqinj ka njoftuar për një numër të lartë të të prekurve të rinj me Covid-19. Në 24 orët e fundit, raportohet për 1.211 raste të reja dhe 12 vdekje.

Nga rastet totale të reja të njoftuara të enjten, 47 janë të lidhura me shpërthime të njohura në të gjithë vendin dhe 35 u identifikuan gjatë testimit në pikat kufitare të Greqisë.

Në një mesazh për publikun grek, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Chardalias njoftoi bllokimet, të cilat do të fillojnë të hënën në mëngjes.

Në total, 35,510 raste të Covid-19 janë regjistruar në Greqi që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë të gjithë ata që janë shëruar nga virusi. Tani ndodhen 114 pacientë të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç, dhe vetëm 34 janë femra.

12 vdekjet e reja të regjistruara të Enjten e çojnë numrin e fataliteteve totale në vend në 615. Nga ata që humbën jetën pasi vuajtën nga virusi, 234 kanë qenë femra.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjistrohet rasti i parë pozitiv me Covid-19 në ishujt e Oqeanit Paqësor
Tragjedi në Vietnam, TAJFUNI 'Molave' i merr jetën 19 personave »
Article Logic
Execution time: 0.010661840438843
array(1) { ["section"]=> string(109) "greqia-konfirmon-mbi-1-mije-raste-te-reja-dhe-12-viktima-nga-covid-19-114-paciente-te-intubuar-shifrat-225689" }