Greqia liron nga burgu Edmond Begon

Publikuar tek: barometri, më 08:11 23-08-2018 Greqia liron nga burgu Edmond Begon

Greqia liron nga burgu Edmond Begon.

 

Mësohet se Interpol Roma u ka dërguar një letër autoriteteve greke, ku bën me dije se Bego nuk është në kërkim ndërkombëtar.  Duke theksuar se biznesmeni shqiptar nuk ka asnjë çështje të hapur në Itali.

48 vjeçari mbahej i ndaluar në burgun e Korfuzit.

Bego u arrestua pak ditë më parë në Igumenicë, teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz.

Arrestimi i tij tensinoi politikën në vend, pasi akuzohet si përfshirë në bandën e Aldo Bares.

Opozita akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se e njeh Begon dhe ka miqësi me të. Ndërkaq dje në një konferencë për shtyp Balla e pranoi se e njihte 48 vjeçarin, por siguroi se atij nuk i është krijuar asnjë mburojë politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016691923141479
array(1) { ["section"]=> string(42) "greqia-liron-nga-burgu-edmond-begon-131888" }