Masat e ndërmarra së fundmi kanë ndikuar pozitivisht në shifrat prej Covid-19 në Greqi.
Sipas asaj që raportojnë Ministria e Shëndetësisë helene, në 24 orët e fundit janë shënuar 237 raste të reja nga koronavirusi.
Shifër thuajse dyfish më e vogël se e regjistruar në vendin tonë në të njëjtën periudhë kohore. Kujtojmë që vendi ynë shënoi sot 474 raste të reja në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, sa i përket viktimave, Greqia regjistroi 28 humbje jete, duke e dërguar në 5.469 numrin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut realizoi 1530 testime, nga ku 190 persona dolën mbartës të virusit. Sa i përket viktimave, në 24 orët e fundit u shënuan 6 viktima.