Greqia me qëndrim zyrtar pas refuzimit të negociatave nga BE: Të vazhdojë perspektiva e zgjerimit, mbështesim vendet e Ballkanit (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 17:42 20-10-2019 Greqia me qëndrim zyrtar pas refuzimit të negociatave nga BE: Të vazhdojë perspektiva e zgjerimit, mbështesim vendet e Ballkanit (DEKLARATA) Selia e Ministrisë së Jashtme të Greqisë

Ministria e Jashtme e Greqisë përforcon qëndrimin e saj për vazhimin e politikës së zgjerimit të BE-së.

Zyra e diplomacisë helene konfirmon nëpërmjet një deklarate për shtyp se do të mbështesë të gjitha vendet kandidate për integrim në BE në kuadër të plotësimit të reformave të kërkuara nga organizmi i Europës së Bashkuar.

Kjo deklarate vjen dy ditë pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën të merrnin përgjigje pozitive nga Këshilli i Europës për çeljen e negociatave. Greqia mbështeti pa ekuivoke hapjen e bisedimeve për integrim të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deklarata e MPJ së Greqisë:

Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në familjen tonë europiane. Për të arritur këtë qëllim, ne i inkurajojmë këto vende që të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën e reformave, të cilat mund të kenë vetëm një efekt pozitiv në qasjen e tyre ndaj Bashkimit Europian dhe në jetën e qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të realizuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, për të mirën e rajonit dhe vetë Europës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038727998733521
array(1) { ["section"]=> string(143) "greqia-me-qendrim-zyrtar-pas-refuzimit-te-negociatave-nga-be-te-vazhdoje-perspektiva-e-zgjerimit-mbeshtesim-vendet-e-ballkanit-deklarata-182812" }