Greqia me rekord të infektuarish i rikthehet RI-IZOLIMIT, nga e shtuna me 2 masa të reja

Publikuar tek: bota, më 21:38 22-10-2020 Greqia me rekord të infektuarish i rikthehet RI-IZOLIMIT, nga e shtuna me 2 masa të reja

Ndalimi i qarkullimit në zonat me tendencë në rritje të numrit të të infektuarve gjatë natës dhe përdorim i maskave mbrojtëse në ambientet e brendshme dhe të jashtme.  

Këto janë masat e lajmëruara pasditen e sotme nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis me shtetin fqinj që i drejtohet kështu ri-izolimit.

‘Në zonat e mbikëqyrjes niveli 3 dhe 4, domethënë në ato me shpërndarje të madhe epidemiologjike, është i ndaluar qarkullimi  në këmbë dhe me makinë nga ora 12:30 deri në 5 të mëngjesit. 

Përjashtim për ata që punojnë natën dhe emergjencat. Qëllimi është të zvogëlojmë lëvizjet në mbrëmje dhe tubimet që favorizojnë përhapjen e virusit.Gjithashtu, përdorimi i maskës është i detyrueshëm kudo, brenda dhe jashtë. Masat e reja zbatohen nga ora 6 e mëngjesit të së Shtunës’, tha mes të tjerash kreu i Qeverisë greke.

Kujtojmë që në Greqi ka pasur një tendencë në rritje gjatë ditëve të fundit, ku ditën e sotme u shënua edhe rekordi me numrin më të lartë të infektuarve në 24 orë me 882 raste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EMRI/ Vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, gjykata dënon me burgim të përjetshëm italianin
Oficeri që i mori jetën afro-amerikanit Geoge Floyd i shpëton akuzës për vrasje të shkallës së tretë »
Article Logic
Execution time: 0.010698080062866
array(1) { ["section"]=> string(94) "greqia-me-rekord-te-infektuarish-i-rikthehet-ri-izolimit-nga-e-shtuna-me-2-masa-te-reja-224791" }