Greqia merr vendimin drastik, baret dhe klubet e natës kyçen deri sa të vijë vaksina

Publikuar tek: rajon, më 23:46 02-12-2020 Greqia merr vendimin drastik, baret dhe klubet e natës kyçen deri sa të vijë vaksina

Greqia ka marrë një vendim drastik pasditen e sotme. 

Në një dalje për mediat, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pranoi se situata në vend është jashtë kontrollit dhe për këtë ka vendosur të ndalojë disa aktivitete ekonomike deri në momentin që të pajisen me vaksinë.

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të nënkuptojë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtim natën apo mesnatë, bare. Ne nuk mund të kemi festa me shumë njerëz, derisa të kemi vaksinat.

Ndoshta në një moment të dytë do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po konsiderojmë gjithashtu hapjen ndaj shitjes me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në daljen e vaksinës. Një kthim në normalitet nuk është larg, por nuk është tani”,- pranoi Mitsotakis.

Në 24 orët e fundit, agjensia kombëtare e shëndetit publik njoftoi për 2.186 raste të reja me Covid-19, një numër më i ulët nga një ditë më parë. Ndërkohë, numri i persona që humbën jetën në 24 orët e fundit ishte 89.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, 33 viktima dhe afro 1000 raste pozitive
»
Article Logic
Execution time: 0.011997938156128
array(1) { ["section"]=> string(90) "greqia-merr-vendimin-drastik-baret-dhe-klubet-e-nates-kycen-deri-sa-te-vije-vaksina-229976" }