Greqia miraton ligjin e ri për personat që duan të ndryshojnë gjini

Publikuar tek: bota, më 19:09 10-10-2017 Greqia miraton ligjin e ri për personat që duan të ndryshojnë gjini

Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri për personat që duan të ndryshojnë gjini.

Shtetasit mbi 15 vjeç do ta kenë tani më të lehtë të ndryshojnë gjininë e tyre me një rregull të ri të gjykatës dhe pa kërkuar operacion kirurgjikal.

Aktivistët e LGBT thanë që ky ligj ishte një përmirësim, por përsëri u kritikua pasi ende nuk është bërë gje për “ vetëbesimin e plotë” të personave transgjinorë.

Kisha Ortodokse Greke e cilësoi këtë vendim si të “pamoralshëm”.

Ligji u miratua me 171 vota pro nga 300 deputetë që janë gjithsej, shkruan BBC, raporton newsbomb.al.

Më parë ata që donin të ndryshonin gjininë në dokumentat zyrtarë duhet të bënin operacion për ndryshimin e gjinisë si edhe vizita mjekësore të ndryshme.

Në një debat parlamentar të hënën, kryeministri grek Alexis Tsipras i nxiti deputetët të miratonin ndryshimin.

Por ky ligj u kundërshtua nga politikanët opozitarë të cilët thanë që ky limit moshe ishte shumë i ulët.

Lideri i Partisë Konservatore “Demokracia e re” Kyriakos Mitsotakis tha: “Për ne është e pakonceptueshme që e ndalojmë alkoolin për 15-vjeçarët por një vendim të tillë për ndryshimin e gjinisë nuk mund ta ndalojmë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes nga kjo sëmundje! Prek gojën, duart… dhe nuk ka kurë egzakte
Qeveria spanjolle refuzon pavarësinë e Katalonjës: Puigdemont na bëri shantazh »
Article Logic
Execution time: 0.012436151504517
array(1) { ["section"]=> string(73) "greqia-miraton-ligjin-e-ri-per-personat-qe-duan-te-ndryshojne-gjini-95420" }