Greqia në mbështetje të mediave/ 11 mln euro buxhet: Asistencë 800 euro për gazetarët dhe mbulim i sigurimeve shoqërore

Publikuar tek: rajon, më 16:44 07-04-2020 Greqia në mbështetje të mediave/ 11 mln euro buxhet: Asistencë 800 euro për gazetarët dhe mbulim i sigurimeve shoqërore

Qeveria greke ka miratuar një buxhet 11 milionë euro për shërbime informative dhe komunikimi të qytetarëve, në kuadër të mbrojtës së shëndetit, konkretisht në përballimin e parandalimit të COVID-19.

Ky buxhet është shtuar nnë paketën e fundit mbështetëse për gazetarët dhe mediat e vendit.

Sipas aktit normativ, gazetarët e punësuar në median elektronike me mbi 5 punonjës, do të përfshihen në asistencën speciale për të gjithë të punësuarit në biznese me xhiro të ulët, në rastin konkret nga mungesa e reklamave.

Paralelisht, gazetarët që nuk kanë kontratë të plotë pune por ushtrojnë profesionin si free-lancerl, domethënë privatisht, do të përfshihen gjithashtu në këtë asistencë 800 euro, për dy javët e marsit dhe gjithë prillin.

Kjo asistencë nuk taksohet dhe shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014511108398438
array(1) { ["section"]=> string(124) "greqia-ne-mbeshtetje-te-mediave-11-mln-euro-buxhet-asistence-800-euro-per-gazetaret-dhe-mbulim-i-sigurimeve-shoqerore-201756" }