Greqia nën ‘pushtetin’ e Covid-19, shënon numrin më të LARTË të viktimave në 24 orë

Publikuar tek: rajon, më 19:31 21-11-2020 Greqia nën ‘pushtetin’ e Covid-19, shënon numrin më të LARTË të viktimave në 24 orë

Greqia ka raportuar ditën e sotme rekordin më negativ që prej fillimit të pandemisë pasi kanë humbur jetën 108 persona të infektuar me COVID-19.

Shteti fqinj nuk e kishte kaluar kurrë shifrën e 100 viktimave deri më sot. Ndërkohë, lajmi i mirë për Greqinë është se rastet e reja me koronavirus janë ulur pasi janë regjistruar 2,309 raste pozitive në krahasim me 2,551 të ditës së djeshme.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportojnë se 522 pacientë ndodhen në intubim. Selaniku vazhdon të mbetet vatra e infektimeve me numrin më të lartë rasteve pozitive, 606.

Qeveria po mendon për shtyren e karantinës për të ulur numrin e vdekjeve dhe infektimeve. Që prej fillimit të pandemisë totali i rasteve pozitive me COVID-19 në Greqi ka kapur shifrën 90,121 infektimeve dhe 1,527 pacientë kanë humbur jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘U gëzuam që Basha punonte në UNMIK’, Haradinaj: Kosova është në vështirësi, në Shqipëri fillojnë përçarjet. S’e kuptoj pse e bëni këtë...
Shifrat në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, 25 viktima nga Covid, më shumë se 1100 të infektuar (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.0099599361419678
array(1) { ["section"]=> string(87) "greqia-nen-pushtetin-e-covid-19-shenon-numrin-me-te-larte-te-viktimave-ne-24-ore-228633" }