Greqia njeh vulën Apostile të Shqipërisë, reagon Bushati: Tregues i qartë se…

Publikuar tek: politike, më 23:18 27-02-2018 Greqia njeh vulën Apostile të Shqipërisë, reagon Bushati: Tregues i qartë se…

Pasi Greqia vendosi të njohë Vulën Apostile të Shqipërisë, vjen dhe reagimi i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Në një status në facebook, Bushati shkruan se marrja e këtij vendimi nga Greqia, është tregues i qartë se dialogu Shqipëri-Greqi prodhon zgjidhje.

“Një angazhim i përmbushur dhe tregues i qartë se dialogu i njëmendtë Shqipëri-Greqi për çështje që kanë impakt për qytetarët tanë, prodhon zgjidhje! #PunaVazhdon”- shprehet ministri Bushati.

 Screenshot_10.jpg

Lajmin e dha Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, ditën e sotme.

Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë.

Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011595964431763
array(1) { ["section"]=> string(81) "greqia-njeh-vulen-apostile-te-shqiperise-reagon-bushati-tregues-i-qarte-se-111695" }