'Greqia nuk e heq ligjin e luftës', Idrizi: I ka tentakulat brenda politikës shqiptare

Publikuar tek: politike, më 13:34 19-01-2019 'Greqia nuk e heq ligjin e luftës', Idrizi: I ka tentakulat brenda politikës shqiptare

'Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare', kështu deklaroi Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet gjatë një fjalimi të mbajtur në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës 'Camëria'.

Idrizi e cilësoi të pafalshme mënyrën se si liderët politikë në Shqipëri e trajtojnë çështjen e Çamërisë.

"Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Çamërinë. Shoqata Çamëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Çamëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë. E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.

Eshtë e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Çamërinë, po ç’ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare por jemi bashkë me cdo shqiptar kudo ku janë", tha Idrizi, ndërkohë që theksoi se Greqi nuk e heq ligjin e luftës.

"Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet", shtoi kreu i PDIU, teksa tha se nëse do shteti e zgjidh këtë situatë.

"Ka edhe një zgjidhje që politika s'e ka përmenduar asnjëherë shteti e zgjidh nëse do, lexoni rezolutën, jemi dy vende të NATO-s, ne dhe Greqia nuk jetojmë të vetëm në këtë Botë, ta hapin këtë problem në mbledhjen e parë të ministerialit të NATO-s, ku ulen e nuk pipëtijnë politikanët shqiptarë", theksoi Idrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034881114959717
array(1) { ["section"]=> string(89) "greqia-nuk-e-heq-ligjin-e-luftes-idrizi-i-ka-tentakulat-brenda-politikes-shqiptare-149436" }