Greqia nuk njeh rënie të numrit të viktimave nga Covid-19, situatë e rënduar dhe në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 19:00 05-12-2020 Greqia nuk njeh rënie të numrit të viktimave nga Covid-19, situatë e rënduar dhe në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1383 raste të reja dhe 98 viktima.

Numri i personave pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 114.568, ndërsa ai i viktimave 2902.

594 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 171 (28.8%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 77.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje kronike ose janë 70 vjeç e sipër.

Dhe maqedonia e Veriut është në një situatë jo të mirë përsa i përket shifrave të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se në 24 orët e fundit nga 2.995 teste të kryera, janë regjistruar 984 raste të reja me COVID-19.

Kurse, 24 persona humbën jetën, dymbëdhjetë pacientë vetëm nga Shkupi. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 631 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni anti-drogë në Greqi, zbulohet laboratori i kanabisit afër Athinës, në pranga 8 shqiptarë (VIDEO)
ALERT në Itali, vendi fqinj do të përfshihet nga stuhi të FUQISHME, ja si do të ndikojë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.0091860294342041
array(1) { ["section"]=> string(109) "greqia-nuk-njeh-renie-te-numrit-te-viktimave-nga-covid-19-situate-e-renduar-dhe-ne-maqedonine-e-veriut-230298" }