Greqia paketë tjetër ekonomike ndaj luftës së koronavirusit, Micotakis i kërkon deputetëve përgjysmim rroge

Publikuar tek: bota, më 15:11 30-03-2020 Greqia paketë tjetër ekonomike ndaj luftës së koronavirusit, Micotakis i kërkon deputetëve përgjysmim rroge

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar deputetëve të partisë së tij Demokracia e Re (EPP) depozitimin e gjysmës së rrogës për dy muajt e ardhshëm.

Sipas Mitsotakis, e njëjta gjë do të vlejë për ministrat dhe zëvendësministrat e qeverisë së tij.

‘Jam i sigurt se partitë e tjera politike do të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa qeveria ishte e para që mobilizoi me masa të guximshme kundër pandemisë, kështu që bota politike e vendit tonë duhet të qëndrojë në pararojë të solidaritetit. Të gjithë jemi të barabartë përballë këtij kërcënimi shëndetësor. Por në betejën kundër tij, të gjithë duhet të ofrojnë forcat e veta’, ka shkruar Mitsotakis në Facebook.

Ai ka deklaruar gjithashtu se buxheti shtetëror për përballimin e krizës do të shtohet me 5 miliardë euro, ku përfshihen 1.7 milionë ose 81% e të punësurve në sektorin privat nga 1 prill 800 euro, 800.000 ose 76% e bizneseve deri nesër në platformë dhe 700.000 ose 75% , 3 në 4 domethënë të punësuar në aktivitete private, me biznes privat me një pronar e pak punonjës të cilët përfshihen tani.

Deri në 10 prill kompensim ekstra për 108.000 të punësuarit në frontin ballor, në spitale e klinika dhe mbrojtjen sociale.

Kujtojmë që Greqia deri më tani ka konfirmuar 1.156 raste me koronavirus, ndërsa janë raportuar 39 vdekje.

Ndërsa Athina ishte një nga kryeqytetet e para të BE që vendosi masa të rrepta të izolimit sapo situata në veri të Italisë filloi të dilte nga kontrolli.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095150470733643
array(1) { ["section"]=> string(113) "greqia-pakete-tjeter-ekonomike-ndaj-luftes-se-koronavirusit-micotakis-i-kerkon-deputeteve-pergjysmim-rroge-200652" }