Greqia planifikon të hapë shkollat për një muaj

Publikuar tek: rajon, më 20:45 06-04-2020 Greqia planifikon të hapë shkollat për një muaj Shkollë në Greqi

Greqia planifikon të hapë shkollat në mes të muajit maj, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve pozitive për koronavirusin.

Sipas kanalit grek “Mega” nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, shkollat fillore dhe ato të mesme do të rihapin dyert për nxënësit në 18 maj.

Ky skenar i qeverisë greke parashikon që mësimi të vijojë deri në 20 qershor. Shkollat do të rihapen në mënyrë që nxënësit të mund të japin provimet në fund të qershorit. Ndërsa provimet e maturës janë parashikuar të kryehn në fillim të korrikut.

Ky është plani i qeverisë greke nëse gjithçka shkon mirë, dhe rastet me koronavirus do të shkojnë drejt rënies.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022462844848633
array(1) { ["section"]=> string(54) "greqia-planifikon-te-hape-shkollat-per-nje-muaj-201637" }