Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonal me 90 ditë, ja si e përfitoni

Publikuar tek: aktualitet, më 13:59 06-08-2020 Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonal me 90 ditë, ja si e përfitoni Ilustruese

Një lajm i mirë vjen nga Greqia për punëtorët sezonal.

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka bërë me dije se punonjësit sezonal do t’u shtyhet leja e qëndrimit.

Mediat greke bëjnë me dije se bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore. Shtyrja do të bëhet për të huajt që kanë hyrë në Greqi për punë sezonale.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente, të cilët do tju duhet një letër nga punëdhënsi, i cili do duhet të deklarojë vazhdimin e kontratës për punësim për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080161094665527
array(1) { ["section"]=> string(88) "greqia-shtyn-lejen-e-qendrimit-per-punetoret-sezonal-me-90-dite-ja-si-e-perfitoni-216279" }