Greqia shtyn masat anticovid, ja deri kur do të jetë mbyllur kufiri me Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 15-09-2020 Greqia shtyn masat anticovid, ja deri kur do të jetë mbyllur kufiri me Shqipërinë Foto-arkivë

Greqia ka vendosur që të shtyjë masat anticovid-19 duke marrë mbajtur kështu mbyllur kufirin me Shqipërinë deri në fund të muajit shtator.

Vendimi është marrë në fletoren zyrtare të Këshillit të Ministrave grekë, duke bërë që hapja e kufirit të shtyhet për të disatën herë.

Rregullat vijojnë të jenë të njëjta, teksa nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.

Të gjithë personat që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë një test covid-19 që është bërë jo më herët se 72 orë, në laborator të certifikuar nga MSH në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010317087173462
array(1) { ["section"]=> string(87) "greqia-shtyn-masat-anticovid-ja-deri-kur-do-te-jete-mbyllur-kufiri-me-shqiperine-220480" }