Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia bën paralajmërim të fortë

Publikuar tek: rajon, më 23:30 20-01-2021 Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia bën paralajmërim të fortë Foto arkive

Greqia sot zyrtarisht u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon, pas votimit me shumicë në parlament. Nga ana tjetër reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Ministria e Jashtme turke lëshoi ​​një deklaratë pas shtrirjes së ujërave territoriale greke në 12 milje detare në Detin Jon duke theksuar se “ky veprim përfundon në jug të Peloponezit dhe nuk prek aspak Egjeun”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy iu referua kundërshtimeve të Ankarasë për zgjerimin e ujërave territoriale në Egje.

“Vendi ynë ka të drejta dhe interesa jetësore në Detin Egje. Ne jemi të vetëdijshëm për pozicionin që ujërat territoriale të këtij deti nuk duhet të zgjerohen në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë” theksoi ai.

Deklaratat e përfaqësuesit turk vijnë vetëm disa ditë para rifillimit të kontakteve midis Greqisë dhe Turqisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me 284 vota pro dhe asnjë kundër, parlamenti grek miraton zgjerimin e kufirit detar me 12 milje në detin Jon
Mali i Zi arrin marrëveshjen me Kinën për vaksinën anti-Covid »
Article Logic
Execution time: 0.012413024902344
array(1) { ["section"]=> string(75) "greqia-u-zgjerua-me-12-milje-ne-jon-turqia-ben-paralajmerim-te-forte-235777" }