Greqia vendos rregulla të reja, ja si mund të udhëtoni drejt vendit fqinj nga nesër

Publikuar tek: rajon, më 16:23 10-07-2020 Greqia vendos rregulla të reja, ja si mund të udhëtoni drejt vendit fqinj nga nesër Foto ilustruese

Greqia ka vendosur rregulla të reja dhe strikte për udhëtimin nga vendet e rajonit të Ballkanit.

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin fqinj, ku një pjesë e madhe e infeksioneve janë regjistruar nga udhëtarë prej vendeve fqinje si Rumania dhe Bullgaria, shteti helen ka vendosur rregulla të reja.

Prej ditës së nesërme, për të hyrë në Greqi nga vendet e Ballkanit, duhet të paraqisni dokumentin që keni kryer testin PCR në 72 orët e fundit, dhe ka rezultuar negativ. Njoftimin e dha një zëdhënës i qeverisë së Qirjako Miçotaqis.

Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulli i deklarimit dhe raportimit të vendndodhjes gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi.

Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi shtimin e testimeve në të gjitha pikat doganore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010303974151611
array(1) { ["section"]=> string(89) "greqia-vendos-rregulla-te-reja-ja-si-mund-te-udhetoni-drejt-vendit-fqinj-nga-neser-213446" }