Greqia zgjat kufizimin me Shqipërinë deri më 31 gusht, ja kush do të lejohet të kalojë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:44 14-08-2020 Greqia zgjat kufizimin me Shqipërinë deri më 31 gusht, ja kush do të lejohet të kalojë

Qeveria greke ka bërë me dije ditën e sotme se ka shtyrë kufizimin me Shqipërinë deri më 31 gusht.

Me anë të një postimi Ambasada Greke ka bërë me dije kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria.

Sipas vendimit të qeverisë të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kanw pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kanë marrë leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Personat e lartpërmendur mund të kalojnë nga Kakavija, ku do të lejohet të kalojnë 750 persona në ditë, ndërsa nga Kapshtica do të kalojnë 300 persona në ditë.

Ndërsa dogana do të punojë nga ora 06:00 deri më 23:00.

Nga data 16 gusht kush do të futet në Greqi duhet të karantinohet për 7 ditë, kush e thyen karantinën do të dënohet me një gjobë prej 5000 eurosh.

Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

- Testin negativ për COVID-19 duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje).

-Vërtetimi i testit dueht të jetë i përkthye në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit

-Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011507034301758
array(1) { ["section"]=> string(92) "greqia-zgjat-kufizimin-me-shqiperine-deri-me-31-gusht-ja-kush-do-te-lejohet-te-kaloje-217139" }