Greqia ‘zgjohet’ me 2 masa të reja, ja si do zbatohen (KUSH PËRFITON)

Publikuar tek: bota, më 22:43 23-10-2020 Greqia ‘zgjohet’ me 2 masa të reja, ja si do zbatohen (KUSH PËRFITON) Greqi

Duke nisur nga ora 06:00 e së shtunës, në Greqi do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid. 

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis ka lajmëruar se duke nisur nga nesër, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska brenda dhe jashtë, si dhe do të ketë ‘karantinë’ të qytetarëve nga ora 00:30 deri në orën 05:00.

Maska do të kërkohet vetëm për ata shoferë automjetesh që lëvizin me persona jo-familjarë, teksa të përjashtuar do të jenë ata qytetarë që po kryejnë aktivitete sportive ose ecje me biçikletë. Të lirë për të lëvizur janë gazetarët, punonjësit e sektorit publik dhe privat, gjithsesi, duhet të pajisen me një vërtetim lëvizjeje.

Në klubet e natës dhe baret ndalohet muzika ‘Live’, ndërsa në restorant lejohet muzika për deri në tre njerëz pa mikrofon.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autoritetet franceze në alarm, regjistrohen mbi 42 mijë të infektuar në 24 orët e fundit, Macron: Virusi do të jetë mes nesh deri në verë
»
Article Logic
Execution time: 0.0093390941619873
array(1) { ["section"]=> string(71) "greqia-zgjohet-me-2-masa-te-reja-ja-si-do-zbatohen-kush-perfiton-224937" }