Greta Koçi përlotet live në emision, ja çfarë i ndodhi këngëtares (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:06 16-06-2019 Greta Koçi përlotet live në emision, ja çfarë i ndodhi këngëtares (VIDEO)

Këngëtarja Greta Koçi ishte një nga të ftuarat speciale të emisionit ‘E Diell’ në ‘Top Channel’ pasditen e sotme.

Këngëtarja është kthyer pas në kohët e fëmijërisë në intervistën e mbajtur me moderatorët Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari.

'Si ka qenë Greta në fëmijërinë e saj? E urtë? Çapkëne?', e pyeti Fjoralba, por teksa Greta ishte duke folur për fëmijërinë në monitor u shfaq një foto dhe një video me gjyshen që nuk jeton më dhe kaq ka mjaftuar që ajo të përlotet.

'Kam qenë shumë llafazane, po e urtë. Nuk bëja piktura, apo rrëmujë, nuk kam qenë e tillë. Mami rrinte me një kamera gjithë kohës mbas meje, më lyente pak dhe gjithë kohës këndoja.

Ah çfarë fotoje më keni sjellë këtu! Kur e kujtoj unë prekem sepse ka qenë njeriu që më ka rritur. Gjyshja ime, e cila nuk jeton më. Eh këtu ka qenë viti '95, do më prishet grimi tani që ma kujtuat. Kam pasur një lidhje shumë të veçantë me të', tha Greta ndër të tjera.

g2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013801097869873
array(1) { ["section"]=> string(77) "greta-koci-perlotet-live-ne-emision-ja-cfare-i-ndodhi-kengetares-video-168451" }