Greva/ Basha viziton punëtorët e Poçemit: Unë dhe PD do jemi zëri juaj

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 20-02-2020 Greva/ Basha viziton punëtorët e Poçemit: Unë dhe PD do jemi zëri juaj

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit,të cilët  ndodhet në grevë, ku po kërkojnë pagat e prapambetura.

 

 Ai ka shprehur mbështjetjen pa kushte për ta dhe kërkesat e tyre.

Sipas Bashës, viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë, që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

‘Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush’, shkruan Basha.

Kujtojmë që sot është dita e tetë grevës dhe punonjësit pretendojnë se janë 27 rroga të papaguara dhe kjo i ka shtyrë të futen në grevë urie, pasi nuk mund të sigurojnë as ushqim për fëmijët e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073308944702148
array(1) { ["section"]=> string(75) "greva-basha-viziton-punetoret-e-pocemit-une-dhe-pd-do-jemi-zeri-juaj-195848" }