‘Greva e urisë, një opsion për opozitën’, flet anëtari i Këshillit Kombëtar të PD

Publikuar tek: politike, më 22:55 25-04-2019 ‘Greva e urisë, një opsion për opozitën’, flet anëtari i Këshillit Kombëtar të PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Mateo Spaho, ka hedhur poshtë zërat se opozita do të krijojë tensione dhe përplasje në zgjedhje siç po përflitet.

I ftuar në emisionin ‘KafeIN’ gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ai tha se çdo gjë do të varet nga qytetarët, nëse ata do të pranojnë të shkojnë të votojnë.

Në lidhje me koalicionin politik me LSI, Spaho tha se secili zgjedhës mund të votojë partinë e cila i përmbush interesat e tij.

‘Në fund të fundit nuk po kërkojmë asgjë më shumë se standardet bazike. Po kërkojmë zgjedhje të lira, lexim të votës në mënyrë transparente’, tha zoti Spaho.

Përfaqësuesi i PD i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së opozitës për të hequr të keqen e madhe dhe të mos zgjedhin të keqen më të vogël por të domosdoshme.

LAJMI NË:http://www.intv.al/kafein-aksioni-i-opozites-jashte-parlamentit-mateo-spaho-greva-e-urise-nje-opsion-vido-92283?fbclid=IwAR39mzIRxZxkmyszyFqBeOiLfhanotcq7_RP2GX6qn77qfpdbOXgHa1zKqQ

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023210048675537
array(1) { ["section"]=> string(84) "greva-e-urise-nje-opsion-per-opoziten-flet-anetari-i-keshillit-kombetar-te-pd-161880" }