Greva/ Studentët përplasen me policinë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 26-02-2015

Policia e cila ka rrethuar ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore është përplasur më studentët gjatë tentativës për të mos i lejuar ata të bashkohen në grevën për ligjin e Arsimit të lartë.

Greva e studentëve është diskutuar edhe në parlament nga ministrja e Arsimit Nikolla, e cila tha se reforma per Arsimin e Lartë po vijon. “Morëm përsipër dështimin e qeverisë së kaluar dhe ju dhamë një shans të dytë studentëve”, tha Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në parlament. 

Në video duken studentët të cilët janë afruar paqësisht pranë fakultetit, por janë përballur me forcat e shumta të policisë të cilat kanë tentuar ti mbajnë jashtë duke mbyllur derën e hekurt të fakultetit.

Greva e studentëve vazhdon që prej ditës së djeshme dhe do të ndërpritet vetëm nëse bëhen ndryshimet e kërkuara prej tyre në ligjin e Arsimit të Lartë. Studentët kundërshtojnë ligjin e Arsimit të Lartë e veçanërisht pjesën që ka të bëjë me tarifat e larta dhe ato të transferimit tek universitetet private të bëhet me të njëjtat tarifa si tek publiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrihet kryetari i Komunës Novoselë Kanan Shakaj, nuk shpërndau ndihmat në rregull
Shembet lokali në Vlorë, përplasje midis pronarit dhe policisë »
Article Logic
Execution time: 0.013314008712769
array(1) { ["section"]=> string(48) "greva-studentet-perplasen-me-policine-video-4487" }