Grevistët e Poçemit do përshkallëzojnë protestën: Na paguani ose do vetëflijohemi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 27-02-2020 Grevistët e Poçemit do përshkallëzojnë protestën: Na paguani ose do vetëflijohemi Grevistët e Poçemit

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë grevën e urisë, pasi sipas tyre deri më tani nuk kanë marrë asnjë pagë, sikurse ka ndodhur me punonjësit e rafinerisë së Ballshit.

Ndërkohë 14 fshatra në Mallakastër janë pa energji elektrike pasi është stakuar fideri i Fratarit. Grevistët nuk kanë lejuar punonjësit e OSHEE-së që të futen në fider për të rilidhur energjinë.

Ata janë shprehur se do të sakrifikohen, ndërsa ka pasur të tjerë që kanë thënë se do të hipin në shtyllat elektrike dhe do të vetëflijohen.

Punonjësit kërkojnë zgjidhje në bazë të premtimit të dhënë për kalimin e 7 pagave, nga 27 të prapambetura, si dhe nënshkrimin e kontratës së re të punës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087440013885498
array(1) { ["section"]=> string(87) "grevistet-e-pocemit-do-pershkallezojne-protesten-na-paguani-ose-do-veteflijohemi-196647" }