Kandidatja e djathtë për Durrësin Grida Duma sapo ka anuluar përballjen e paralajmëruar me kandidatin e majtë Vangjush Dakon në Top Show.
Duma e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e saj për produksionin por në momentin e fundit, pak para nisjes së emisionit është kujtuar ta anulojë. Një gjë e tillë ishte e papritur për përgjegjësit dhe produksionin e këtij emisioni të cilët janë vënë disi në vështirësi pasi gjithçka ishte e programuar. Ende nuk dihen arsyet se pse Duma u tërhoq nga përballja me kandidatin rival.