Grida Duma “ARRATISET” në Korenë e Jugut, FOTOT mes politikanëve të fuqishëm

Publikuar tek: politike, më 22:20 24-02-2018 Grida Duma “ARRATISET” në Korenë e Jugut, FOTOT mes politikanëve të fuqishëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma prej 5 ditësh ndodhet në Korenë e Jugut ku po zhvillohet edhe mbledhja e Forumit të Lidershipit.

Duma nuk e ka humbur mundësinë të shfaqet në foto me kongresmenë dhe politikanë botërorë, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor.

"Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike. Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur."- ka thënë Duma.

FJALA E PLOTË: 

Miq po ndaj me ju pjesë nga fjala e mbajtur në forumin e lidershipit në Seul, Kore.

Uniciteti i këtij forumi ishte vendosja në një axhendë të përbashkët e personaliteteve të rëndësishme të politikës, kongresmene, parlamentarë europianë, përfaqësues të medias si Presidenti i “Washington Times”, me përfaqësues të besimeve fetare.


Pjesë nga fjala e mbajtur:

Nëse personaliete të rëndësishme që përfaqësojnë fenë dhe shoqërinë e lirë gjenden në të njëjtën tryezë me politikën atëherë vetë prezenca tregon se është dakortësuar se do të shtrohet një plan për të bashkuar vlera të ërbashkëta.

Këto vlera të përbashkëta mbështeten në një të vërtetë të parë, e cila është pranimi që udhëheqja apo akti i lidershipit, është përgjegjësia për të sguruar progresin duke ruajtur më të mirën e qytetërimit tonë së pari pa kostot e konfliktit.

Përgjatë historisë njerëzore, ka pasur teori dhe mendimtarë që edhe tek konflikti kanë gjetur progresin. Por më vjen ndërmend këtu filozofi ndoshta më i madh i kohës modern, Isajah Berlin i cili tek këta mendimtarë të teorive të konfliktit thoshte se nuk duhet të shohim idhulltarët e konfliktit por humanistët që kërkuan të shpëtojnë diçka nga bota pasi kostot e konflikteve kishin ndodhur.
Vendet ballkanike kanë një histori të gjatë luftrash dhe konfliktesh etnike. Kaq gjatë kanë qëndruar nën regjim konflikti, sa kanë ndërtuar një shije dhe kulturë jete konfliktuale në shumë aspekte.

Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike. Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur.

Në të gjitha doktrinat fetare përcohet qartësisht mirënjohja që duhet të ketë çdo njeri, cdo komunitet komb e popull për natyrën e bekuar të dhënë nga Zoti. Kjo mirënjohje për bekimin e burimeve të natyrës në të cilën jetojmë nis me ruajtjen dhe mirëshfrytëzimin e tyre. Vendet e ballkanit janë vende të pasura në klimë në natyrë në peisazh, por vendimet e njeriut nuk i kanë shfrytëzuar këto bekime të zotit në atë mënyrë që popujt e ballkanit të ndjejnë bekimin e jetës në këto vende.

Në shqipëri rreth 41% e popullsisë jeton thuajse në varfëri absolute. Shifra të përafërta kanë dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Çështja e parë dhe emergjente e vendimarrësve është të dakortësojnë që kanë detyrë të prosperojnë dhe të rrisin të ardhurat për çdo individ, së paku deri në atë nivel që të kemi qenie sociale. Sepse varfëria absolute i çon njerëzit në një treg të shitblerjes së vetvetes

Në këto kushte mosbesimi i tyre tek politika sigurisht shkon në harmoni me ndjenjën e tyre për hakmarrje, dhe për duartrokitjen që i bëjnë reformës në drejtësi në këto vende, sepse e shohin si një ndëshkim të munguar.

Sigurisht një sistem drejtësie funksionale është elementi kyç për paqen dhe progresin.

Por idea se ky një sistem drejtësie funksionale që mbështetet vetëm në përcaktimin e proçedurave të mira, do të zgjidhë problemin e një drejtësie të drejtë, është një illusion.

Drejtësia nuk ndodh nga ndëshkimi dhe vetëm, ndëshkimi është pika e tij fundore. Drejtësia ndërtohet nga mundësia për tu vlerësuar mirë nëse bën mirë.

Nëse bën mirë profesionin, punën e përditshme, atë që prodhon për shoqërinë, je i aftë dhe vlerësohesh për këtë atëherë sistemi i drejtë ndërtohet si motivim jo si ndëshkim.

Paqja dhe zhvillimi nuk mbrohen nga frika por nga ndërgjegjia.

Shqipëria është gjendur gjeografikisht dhe historikisht mes lindjes dhe perëndimit. Ky vend pas shekujsh feudalizimi u desh të jetojë dhe një tjetër gjysëm shekulli nën regjimin e frikës komuniste. Frika ishte ingredienti që gatuante sa pamundësinë e ecjes së individit po aq edhe hipokrizinë jetësore shpirtërore.

Sot pas 28 vitesh tranzicioni të vështirë shiptarët ende luftojnë me sfidën e varfërisë, ç’ka do të thotë që shumë herë politika ka dështuar të promovojë progresin. Një prej arsyeve është se një pjesë e klasës politike trashëgohet nga sistemi komunist, i cili është sistemi që shteroi çdo besim humanist dhe e thau njeriun nga shpirti i vet natyral.

Të udhëheqësh është një akt ndërgjegjie. Ajo çka mbetet është nëse kjo ndërgjegjia e liderit ka bekimin e duhur në momentet më të errëta të vendimeve të tij.

Vetëm ky bekim mund të japë fuqinë e nevojshme për një lider politik për të ndërtuar një sistem ku njeriu çmohet dhe vlerësohet për aftësitë dhe atë që prodhon për shoqërinë. Duhet ky bekim për të ndërtuar meritokracinë që nuk mbështetet në ndëshkim por krijon meritën si lëvizësi i rregullave të lojës.

Në disa prej pikëprerjeve të shkencës dhe fesë dikush citoi se ekzistojnë së paku 52 percaktime shkencore të “së mirës” dhe “të keqes”.

Platoni mijëra vite më parë na ka vërtetuar vetëm nëpërmjet arsyes njerëzore se idetë e mëdha si “e mira” “e bukura” “e keqja” “e shëmtuara”, të cilat gjenden në çdo send dhe çdo njeri, nuk janë përcaktime të njerëzores. Këto ide njeriu i di pa mësuar, vjen me këto ide që nga lindja, kuptimi i tyre është brenda materies së shpirtit i ardhur bashkë me jetën.

Pavarësisht nga diversitetet etnike dhe historike apo diferencat në besime mes nesh, janë këto ide universale që na provojmë ngjashmëritë dhe forcën e njëjtë krijuese mbi të gjithë ne.

Është e një rëndësie jetike që personalitete nga të gjitha fushat të cilët kanë mundësi të ndryshojnë jetët e njerëzve ë thjeshtë, të ndajnë bindjen dhe besimin e përbashkët se shumë më tepër mund të zhvillohen vendet nën një pushtet të ndërgjegjies.

28279145_958653330966978_3507886110631712314_n.jpg

28059391_958657670966544_3941840503194050785_n.jpg1923966_958653404300304_4969372317941636591_n.jpg

28379461_958653250966986_8986880485894106448_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012794017791748
array(1) { ["section"]=> string(80) "grida-duma-arratiset-ne-korene-e-jugut-fotot-mes-politikaneve-te-fuqishem-111351" }