Grida Duma e thotë troç: Nuk kërkon fantazi, zgjedhjet bllokohen ashtu siç vidhen

Publikuar tek: politike, më 22:19 25-04-2019 Grida Duma e thotë troç: Nuk kërkon fantazi, zgjedhjet bllokohen ashtu siç vidhen

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, e ftuar në RTV Ora tha largimi i Ramës është një parakusht dhe jo një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ajo shprehet se zgjedhjet do të bllokohen duke mos u futur tek qendrat e votimit.

‘Nuk kërkon fantazi të madhe sesi bllokohen zgjedhjet.Ashtu siç vidhen zgjedhjet dhe është pranuar normalisht se nuk ka asgjë të keqe që të vjedhësh votën e qytetarit, duhet të jetë mëse e mirëkuptuar që kur nuk ekziston opozita patjetër që qytetarët të cilët janë të papërfaqësuar të tregojnë me reaksionin e tyre se nuk mund të bëhen zgjedhje, nuk mund të hyhet te qendra e votimit’, tha Duma.

Ndërkohë për Partinë e re Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, Duma u shpreh se ata që përfitojnë nga pushteti nuk mund të jenë opozita, megjithëse mund të jenë listuar në listën e opozitës.

‘Çfarë i dini ju opozitat? I dini njerëz që përfitojnë nga pushteti? Këtë nuk e kam dëgjuar askund. Nëse ka individë me mandat ose jo, që kanë qenë edhe kur opozita ishte në Parlament dhe do të ketë njerëz që përfitojnë nga pushteti në një mënyrë apo në një tjetër megjithëse mund të jenë listuar në opozitë. Nëse mendojmë që opozitë do të thotë të përfitosh nga pushteti për një arsye apo për një tjetër, për karrierë personale, për faktin që mendon se nuk do të vijë kurrë radha, për faktin që mund t’u shërbesh interesave personale duke marrë një mandat që minimalisht është i pamundur. Për sa kohë je jashtë listës së fituesve edhe këtu në këtë moment nuk je duke përfaqësuar popullin’, shtoi Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1038818359375
array(1) { ["section"]=> string(86) "grida-duma-e-thote-troc-nuk-kerkon-fantazi-zgjedhjet-bllokohen-ashtu-sic-vidhen-161874" }