Grida Duma ka qenë mbrëmjen e sotme në emisionin “Mos i fol shoferit” dhe ka risjell në kujtesë sesi i kalonin festat e fundvitit në fëmijërinë e saj.
E pyetur nga Rudina Dembacaj se çfarë i kujtohej më shumë nga festat e fëmijërisë, Grida duke qeshur ka treguar se atëherë bënin shumë punën shtëpie, të cilat për të kanë qenë tmerr.
“Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2 janar që ishte vetëm një pushim absolut, mund të haje çfarë të doje dhe nuk kishte punë shtëpie, këto mbaj mend”, ka thënë më tej Grida Duma.