Grida Duma ngre akuza: Ka presion psikologjik te qytetarët! Biznesin e madh duan ta rrënojnë që t'ja japin tregun oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 21:30 09-04-2020 Grida Duma ngre akuza: Ka presion psikologjik te qytetarët! Biznesin e madh duan ta rrënojnë që t'ja japin tregun oligarkëve Grida Duma

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, duke folur për abcnews, në lidhje me menaxhimin e situatës nga qeveria, tha se qytetarët i janë përgjigjur mirë urdhrave, por ka rritje presioni psikologjik nga ana e qeverisë.

Duma tha se qeveria në vend që ta qetësojë situatën, bën të kundërtën. Ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit në 2015 tha se duhet të bëhen patjetër testime masive, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të dalim më shpejt nga karantina.

Duma gjithashtu nuk dënjoi të ngrejë hipotezën se biznesi i madh nuk po ndihmohet, por po rrënohet që tregun më pas ta kontrollojnë oligarkët.

Mirela Milori: Si po menaxhohet nga qeveria?

"Qytetarët janë përgjigjuar mirë, në mënyrë shembullore. Pas këtij momenti, padyshim problemi më i madh është rritja e presionit psikologjik, nëpërmjet mesazheve më shumë shqetësuese se sa lehtësuese. Qeverisja është përgjegjësi. Qeveria duhet të qetësojë situatën, jo të bëjë të kundërtën. Është gjë e mirë që shqiptarët janë përgjigjur, nuk kemi një shpërthim në nivele të frikshme, por kjo nuk do të thotë që kemi shpëtuar. Tani shqetësimi i dytë është që ekonomia po shkon në reanimacion".

Mirela Milori: Duhet vazhduar me këtë regjim apo duhet të ndryshojë, pasi dhe jeta duhet të vazhdojë?

Testimet masive nuk lidhen vetëm me shpëtimin e jetës. Duke parë vendet si Spanja e Italia, ne jemi mirë. Testimi masiv na bën që të dalim më shpejt nga karantina. Nëse vazhdojmë kështu ne nuk mund t'i afrohemi vatrave të infeksionit. Testimi masiv rrit kontrollin në vatrat e infeksionit dhe bën që të izolohen, e kështu mund të dalim nga karantina. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, nuk do dalim nga karantina për muaj e muaj. Kthehemi në normalitet vetëm nëse bëhet testimi masiv".

Mirela Milori: Planin ekonomik të qeverisë si e shikoni?

"Ne nuk i shpëtojmë dot kësaj krize. Ne do vendosin në prioritet kë do shpëtojmë. Paketa për të mbështetur biznesin e vogël është shumë e vogël. Shqetësimi më i madh që kemi sot është biznesi i madh. Ndihma për biznesin e madh është quajtur garancia sovrane 100 milionë euro. Biznesi i madh nuk vuan nga kjo, që të marrë kredi në banka. Biznesi i madh mban peshën kryesore të ekonomisë, pasi punëson mijëra qytetarë. Të vjelësh tatim fitimin është një paturpësi e madhe".

Mirela Milori: 120 milionët e PPP-ve, ka ekonomistë që thonë se nuk do e rregullonin situatën...

Ndihma totale deri më tani është 60 milionë dollarë, dhe padiskutim që po ta bëjmë paketën 3-fish, do zgjidhë shumëçka. Mirëpo nëse duan që ta rrënojnë biznesin e madh dhe t'ja japin tregun oligarkëve, kjo është tjetër gjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089468955993652
array(1) { ["section"]=> string(129) "grida-duma-ngre-akuza-ka-presion-psikologjik-te-qytetaret-biznesin-e-madh-duan-ta-rrenojne-qe-t-ja-japin-tregun-oligarkeve-202046" }