Grida Duma: Pse jemi pas Malit të Zi dhe Serbisë për negociatat

Publikuar tek: barometri, më 08:27 28-06-2018 Grida Duma: Pse jemi pas Malit të Zi dhe Serbisë për negociatat

Grida Duma ka komentuar sërish shtyrjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, duke e cilësuar si humbje.

 

Në një intervistë për “ABCnews” ajo u shpreh se “Duket qartë që me këto hapa nuk do të realizohet dot as viti 2025 që ishte përcaktuar si një afat kohor normal për vendet e Ballkanit.”

Më tej Grida shtoi se “Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në 2014 dhe në 2018 merret vendimi për ta shtyrë edhe një vit për në 2019 dhe më pas sërish të shohim si ka ecur me reformat. Të quash humbjen fitore siç bën qeveria do të thotë që pas shumë fitoresh si këto do të shkojmë në disfatën më të thellë kundrejt Europës”.

“Shqipëria u vulos si e fundit në rajon në BE, dhe nuk arrin dot as 2025  në trenin e Europës.  Duket qartë që me këto hapa nuk do të realizohet dot as viti 2025 që ishte përcaktuar si një afat kohor normal për vendet e Ballkanit.

Për ta kuptuar qartë se ku ndodhet Shqipëria shikoni këtë hartë të ecjes drejt europës:

Mali i Zi e mori statusin e vendit kandidat në 2010 dhe ju hapën negociatat në 2012, dhe më pas filluan negociatat vetëm

Serbia e ka marrë statusin e vendit kandidat në 2012 dhe I hapi negociatat në 2013 dhe po ashtu nisi negociatat konkrete vetëm gjashtë muaj më pas.

Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në 2014 dhe në 2018 merret vendimi për ta shtyrë edhe një vit për në 2019 dhe më pas sërish të shohim si ka ecur me reformat.

Të quash humbjen fitore siç bën qeveria do të thotë që pas shumë fitoresh si këto do të shkojmë në disfatën më të thellë kundrejt Europës.

Po ashtu duhet lexuar qartë që nuk ka një datë që pas 12 muajsh happen negociatat, madje prestigjiozja Deutche Welle shkruan qartë  në  artikullin e saj, po e citoj: If they make sufficient progress toëards reforms, the first talks can begin at the end of 2019, the ministers

Pra NËSE  bëhet progres i mjaftueshëm me reformat, bisedimet e para a do hapen apo jo negociatat do të zhvillohen në fund të 2019”  pra sipas këtij kalendari është 18 muaj dhe fakti që Brukseli nuk vë gjashtë por 18 muaj dhe thekson se tashmë vendimin do duhet ta marrin jo qeveritë por parlamentet e vendeve, madje dhe monitorimin duhet ta kryejë jo vetëm Komisioni Europian  por edhe Bundestagu gjerman!

Kuptohet qartë që ata thonë që për ndonjë rezultat me këtë gjendje mund të presim vetëm pas një viti  e gjysëm më parë as bëhet fjalë të ecë Shqipëria. Pas një viti e gjysëm të shohim çfarë ka ndodhur. Kjo  është në fakt situate e rëndë e Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018962144851685
array(1) { ["section"]=> string(69) "grida-duma-pse-jemi-pas-malit-te-zi-dhe-serbise-per-negociatat-125988" }