Grida Duma: Rama të japë menjëherë dorëheqjen. U kap duke folur me kode mafioze

Publikuar tek: politike, më 21:54 17-06-2019 Grida Duma: Rama të japë menjëherë dorëheqjen. U kap duke folur me kode mafioze

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke komentuar përgjimet e reja të publikuara në gazetën gjermane “Bild”, tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

Në emisionin “360” në Ora News, Duma tha se në bisedat telefonike të përgjuara Rama është kapur duke folur me “fjalë të rrumbullakosura”, por që sipas saj janë kode mafioze.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Po të dekriptojmë gjuhën e tij, që “a e ke kapur objektivin”, ky është kodimi mafioz që realizo atë që të është dhënë detyra. Kështu shfaqet Rama në këto përgjime, ai bën sikur nuk di gjë, shfaqet me fjalë të rrumbullakosura, “e mirë”, “a di gjë”, “a e kape objektivin”, por edhe sikur të mos dijë gjë, kjo nuk e shfajëson”, tha Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028502941131592
array(1) { ["section"]=> string(84) "grida-duma-rama-te-jape-menjehere-doreheqjen-u-kap-duke-folur-me-kode-mafioze-168627" }