Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, është ndjerë e emocionuar sot gjatë takimit elektoral, kur siç shprehet ajo, kishte dalë për t’i dhënë dorën “njeriu që i ka dhënë dijen”.
“Çfarë ndjesie kur në një trotuar ka dalë të të presë e të të japë dorën njeriu që më kanë dhënë dijen. Doja ti përulesha profesorit tim. E përqafova gjatë duke gjetur një pjesë të vetes kur kam qënë e vogël”, shkruan Grida Duma në facebook.