Grida Duma: Unë nuk kam frikë nga Reforma në Drejtësi, se nuk kam qenë në pushtet

Publikuar tek: politike, më 21:18 18-10-2019 Grida Duma: Unë nuk kam frikë nga Reforma në Drejtësi, se nuk kam qenë në pushtet Ish-deputetja Grida Duma

Ish-deputetja e PD Grida Duma shprehet se personalisht nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi pasi nuk ka qenë në pushtet.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, për të folur për negociatat dhe dorëheqjen e Ramës meqë përgjigja ishte negative, Duma tha se Zaevi duhet t’i kërkonte Ramës të dorëhiqej se ka penalizuar dhe Maqedoninë e Veriut.

“Si ka mundësi që 150 mijë profesionistë e kanë lënë këtë vend, prapë shqiptarët e kanë fajin? Unë s’kam qenë në pushtet, s’kam frikë nga reforma në drejtësi. Ta ndajmë të keqen nga e mira, jo e gjithë klasa politike është njësoj… Ne e kemi kapur problemin në themel, ai nuk ikën sepse e di që vota dhe pëlqyeshmëria shqiptare nuk do të lexohet. Sot po diskutojmë për zgjedhje të parakohshme, s’ka ndodhur hataja. E kuptoni që sot Zaev duhet të thoshte ta japi dorëheqjen ai se më ka penalizuar mua. Ne kemi penalizuar Maqedoninë e Veriut. Nuk e thotë Zaev këtë, e thotë ky që thotë se është faji i Europës”, tha Grida Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044830083847046
array(1) { ["section"]=> string(86) "grida-duma-une-nuk-kam-frike-nga-reforma-ne-drejtesi-se-nuk-kam-qene-ne-pushtet-182633" }