Grimcat e ajrit të ndotur janë gjetur brenda trurit të njeriut

Publikuar tek: bota, më 20:12 06-09-2016 Grimcat e ajrit të ndotur janë gjetur brenda trurit të njeriut

Një tjetër shqetësim i shtohet tashmë banorëve të qyteteve, veçanërisht ata që jetojnë në qyetetet më të ndotura të botës, pas zbulimit tronditës të disa shkencëtarëve se grimca nga ajri i ndotur mund të hyjnë deri në trurin e njeriut me anë të frymëmarrjes.

Grimcat e zbuluara në trurin e njeriut quhen magnetite dhe janë rreth 150 nanometra, më të vogla se gjerësia e një fije floku dhe zakonisht formohen në motorrë dhe zjarre.

Studiuesit në Universitetin e Lancasterit në Britaninë e Madhe thanë se grimcat janë gjendur në cipën e korteksit të trurit, raporton Newsbomb.al.

Screenffggghjhhjhhhot_1.jpg

“Magnetiti është toksik për trurin e njeriut”, tha Barbara Maher, profesore e shkencave të mjedisit në Universitetin Lancaster. “Ato janë gjithmonë të pranishme në ajrin e ndotur”, shtoi ajo.

Magnetiti është një formë minerale e hekurit dhe besohet të jetë toksike për trurin pasi ka aftësinë për të reaguar duke çliruar grimca të tjera, të njohura si radikale të lira, të cilat shkaktojnë stres oksidativ në qelizat e trurit duke i dëmtuar dhe vrarë ato.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026456832885742
array(1) { ["section"]=> string(68) "grimcat-e-ajrit-te-ndotur-jane-gjetur-brenda-trurit-te-njeriut-52116" }