Gripi i shpendëve po përhapet me SHPEJTËSI, zbulohen dy VATRA të mëdha në Europë

Publikuar tek: bota, më 12:33 29-11-2020 Gripi i shpendëve po përhapet me SHPEJTËSI, zbulohen dy VATRA të mëdha në Europë Foto ilustruese

Dy vatra të mëdha të gripit të shpendëve janë zbuluar në Angli dhe Norvegji.

Autoritetet norvegjeze njoftuan ditën e djeshme se një lloj patogjeni H5N8 me rrezikshmëri të lartë u zbulua te disa pata në Jug të vendit. Fermerët u urdhëruan t’i mbajnë të gjitha shpendët e mbyllura ndërsa thonë se gripi po përhapet me shpejtësi.

Ndërsa ditën e sotme një tjetër vatër e gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë me gjela deti në veri të Anglisë.

“Gripi i shpendëve u zbulua në një fermë në Northallerton, North Yorkshire”, njoftuan autoritetet angleze. Njoftimi tha se të 10,500 shpendët do të vriten në mënyrë njerëzore dhe se aktualisht gripi i shpendëve nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket brenda natës monoliti i mistershëm, por interneti arriti të zbulojë çfarë ishte
»
Article Logic
Execution time: 0.011139154434204
array(1) { ["section"]=> string(86) "gripi-i-shpendeve-po-perhapet-me-shpejtesi-zbulohen-dy-vatra-te-medha-ne-europe-229523" }