Gripi merr një tjetër jetë, vdes në spital pacienti nga Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 13-01-2017 Gripi merr një tjetër jetë, vdes në spital pacienti nga Tirana

Tjetër jetë e humbur si pasojë e gripit të stinës AH3N2.  Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 76 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 05/01/2017, me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin ​e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017 dhe rastit të datës 11/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngroheshin me qymyr druri, intoksikohen dy të moshuar, nisen me urgjencë drejt spitalit
Shuhet kapiteni i kombëtares se volejbollit, Robert Borova »
Article Logic
Execution time: 0.010855913162231
array(1) { ["section"]=> string(67) "gripi-merr-nje-tjeter-jete-vdes-ne-spital-pacienti-nga-tirana-65393" }