Gripi shkakton viktimën e tretë, humb jetën një grua në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:57 11-01-2017 Gripi shkakton viktimën e tretë, humb jetën një grua në Tiranë Foto ilustruese

Thellohet bilanci i viktimave si pasojë e gripit në vend. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se një grua në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka humbur jetën si pasojë e gripit.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017, me diagnozë “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt, dhe me Insufiçencë Respiratore,” e cila, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitive për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 5/1/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet në Tiranë 28-vjeçari i dënuar me 12 vite burg për vrasje (Video)
Moti i acartë, Policia e Elbasanit strehon 11 qytetarë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0098190307617188
array(1) { ["section"]=> string(67) "gripi-shkakton-viktimen-e-trete-humb-jeten-nje-grua-ne-tirane-65251" }