Gripi vret sërish, i merr jetën vogëlushit 3-vjeçar (Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 17-01-2017 Gripi vret sërish, i merr jetën vogëlushit 3-vjeçar (Ministria e Shëndetësisë jep detaje për rastin) Foto ilustruese

Gripi merr jetën e një vogëlushi vetëm 3 vjeç në Lezhë.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti B. Z., i datëlindjes 06/05/2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht, ka patur prej një jave klinikë me temperaturë, ethe, kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14/01/2017 shtrohet në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë.

Më datë 15/01/2017 transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”.

Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.

Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.

Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17/01/2017.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017, atij të datës 11/01/2017 dhe rastit të datës 13/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si është gjendja e rrugëve në Shqipëri, Ministria e Transporteve raporton situatën
Një grup adoleshentësh bëjnë “namin” në Ballsh, policia i identifikon një nga një »
Article Logic
Execution time: 0.010041952133179
array(1) { ["section"]=> string(103) "gripi-vret-serish-i-merr-jeten-vogelushit-3-vjecar-ministria-e-shendetesise-jep-detaje-per-rastin-65754" }