Gruaja e Ballist Morinës apel qeverisë shqiptare: Bllokoni vendimin e marrë nga kroatët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 06-09-2017 Gruaja e Ballist Morinës apel qeverisë shqiptare: Bllokoni vendimin e marrë nga kroatët

Bashkëshortja e Ballist Morinës, Federica Lo Toro, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të bllokojë vendimin e autoriteteve kroate për të ekstraduar Ballist Morinën në Serbi.

Sipas saj ajo do të bëjë të pamundurën që të evitohet ky ekstradim, madje dhe do të vijojë dhe kërkesën për azil politik dhe se bashkëshorti i saj, baba i dy fëmijeve, nuk e meriton këtë vendim.

“Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare. Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendoj se duhet ta kemi por po presim se cili do të jetë qëndrimi. Do të vijojmë me kërkesën për azil dhe më pas do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i palës kroate. Apeli për drejtësinë dhe qeverinë është ky: Konsideroni që ky djalë i ri është një baba dhe nuk meriton të qëndrojë në burg dhe të ekstradohet në Serbi”, është shprehur ajo për Report Tv.

Ballist Morina u arrestua nga autoritetet kroate pas hedhjes së dronit më 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizan” në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075969696044922
array(1) { ["section"]=> string(92) "gruaja-e-ballist-morines-apel-qeverise-shqiptare-bllokoni-vendimin-e-marre-nga-kroatet-91344" }