Gruaja e biznesmenit: Punonjësja jonë s’kishte ku t’i gjente 100 mijë euro. Më ngjan si film

Publikuar tek: aktualitet, më 09:31 04-08-2015 Gruaja e biznesmenit: Punonjësja jonë s’kishte ku t’i gjente 100 mijë euro. Më ngjan si film

“Bujanën e njihja prej tre-katër vjetësh. Të besosh se ditën që ajo u aksidentua me vdekje kishte me vete në çantë 100 mijë euro është tmerr. Kjo për faktin se ajo nuk kishte ku të gjente kaq shumë para.

Të besosh se bashkëshorti im e ka goditur apo dhunuar është gjithashtu tmerr”, shprehet bashkëshortja e biznesmenit të pagosur në aksidentin automobilistik në Kavajë ku humbi jetën 33 vjeçarja.

“Burri im i mbijetoi aksidentit, por nuk mban mend asgjë. Akuzat e familjes Bushi janë të pabaza. Gjithçka më ngjan si një film apo si një përrallë dhe që nuk ka asgjë të vërtetë. Kështu deklaroi dje Andoni Taçi, bashkëshortja e biznesmenit Kosta Taçi ose siç njihet ndryshe, Ramiz Avizllari, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin automobilistik që ndodhi mesditën e së enjtes që shkoi në Lekaj të Kavajës. 48-vjeçarja dje foli për herë të parë për aksidentin në fjalë, ku humbi jetën 32-vjeçarja Bujana Bushit.

Teksa ndodhej pranë të shoqit në spitalin rajonal të Durrësit, Andonia tha se nuk është aspak e vërtetë se viktima, e cila ishte e punësuar si ekonomiste në biznesin e familjes, të ketë pasur 100 mijë euro me vete. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Andoni Taçi tregoi me detaje se si e mori lajmin për aksidentin, ndërsa sqaroi se ishte në dijeni të faktit se burri i saj po udhëtonte për në Vlorë bashkë me Bujana Bushin për të mbyllur bilancin e dyqanit të tyre, pasi atë ditë ishte afati i fundit. Gjithashtu, 48-vjeçarja hodhi poshtë të gjitha akuzat e familjarëve të viktimës.

Zonja Andoni, si e morët lajmin e aksidentit? Ku ishit në atë kohë?

në isha në Tiranë, në shtëpi, aty ku banojmë. Më mori kunati (vëllai i burrit) në telefon dhe më tha që Kosta ka bërë aksident. Sapo më njoftoi Astriti, u nisa direkt për në spitalin e Durrësit. Kur mbërrita, pashë se në urgjencë kishte shumë njerëz. Pyeta ku ishin të aksidentuarit e Kavajës. Po kërkoja burrin tim, Ramizin. Isha shumë e traumatizuar. Në një moment pashë trupin e pajetë të Bujanës teksa po e çonin në urgjencë.

A e njihnit Bujana Bushin?

Po, e njoh prej tre a katër vjetësh. Ka qenë e punësuar tek ne. Në fillim ka punuar në dyqanin tonë, por ka ikur, se mesa duket kërkonte më shumë rrogë. Nuk kam pasur shumë lidhje me të. Aktualisht ka qenë e punësuar part-time te ne për bilancet.

Ishit në dijeni që ditën e aksidentit, bashkëshorti juaj dhe Bujana po udhëtonin për në Vlorë?

Më tha burri atë ditë që jam për në Vlorë dhe se do të shkonte me Bujanën. E dija që do të mbyllnin bilancet e dyqanit atë ditë, pasi ishte afati i fundit për vitin 2014. Nuk kishim mbyllur 2014-ën dhe do shkonin në Vlorë. Në makinë e di që u janë gjetur dokumentet e dyqanit dhe të bilancit. Ishte dita e fundit e bilancit. Im shoq mori makinën time të vogël dhe jo foristradën. Kaq di unë.

A jeni njohur me deklaratat e të afërmve të Bujanës, pasi ata pohojnë se në momentin kur ajo u aksidentua ka pasur 100 mijë euro, të cilat janë zhdukur?

Po, kam lexuar gazetën dhe e kam parë në TV. Jam shqetësuar shumë dhe jo vetëm unë, por të gjithë të afërmit. Ku i gjeti ajo 100 mijë euro? Ato janë shumë para për t’u marrë me vete. Nuk kanë nga të dalin kaq shumë para.

Të afërmit e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë gjetur as çantën me sendet personale, asgjë prej saj. Çfarë dini ju për këtë?

Unë e di që çanta i është dorëzuar policisë. Unë kam lexuar një procesverbal të policisë për të gjitha sendet që u gjetën atë ditë brenda në makinë. Unë nuk kam parë çantë me sy. Të besosh që ajo kishte 100 mijë euro me vete është tmerr. Të besosh që burri im e ka goditur apo dhunuar, apo i ka bërë diçka është po tmerr. Bashkëshorti im i ka shpëtuar vdekjes dhe nuk mban mend asnjë gjë.

Vëllai i Bujanës ka deklaruar se motra kishte sasi të madhe parash me vete për të blerë shtëpi. Të njëjtën gjë ka thënë edhe bashkëshorti i saj. Çfarë mund të na thoni?

E lexova në gazetë edhe këtë. Ai thoshte se lashë motrën në gjumë dhe ika për në punë. Si e paska lënë ai motrën me gjithë ato para vetëm të lëvizte? Ai nuk e dinte as ku do të shkonte motra e tij.

A keni kontaktuar ju me familjen e Bujanës pas kësaj ngjarjeje?

Jo, nuk kam kontaktuar dhe nuk besoj se do kontaktoj më me ta pas kësaj që kanë bërë. Ata nëse donin të flisnin me ne, duhet të flisnin me qetësi e jo me kërcënime.

 Jeni kërcënuar nga familja Bushi?

Fakti që akuzohemi se u janë vjedhur 100 mijë euro. Akuzat se u është dhunuar apo vrarë vajza. Deklaratat e bëra se burri im mund të ishte i pirë apo i droguar, ç’janë këto?! Ne jemi familje e nderuar. Pyesni në Vlorë e në Kthesë të Kamzës se çfarë përshtypjesh kanë e do të të thonë për tim shoq.

Çfarë aktiviteti keni dhe prej sa vjetësh?

Kemi një dyqan te Kthesa e Kamzës me mallra ndërtimi që prej vitit 2009. Im shoq ka qenë edhe sipërmarrës, ka ndërtuar pallate.

Pse njihet me dy emra burri juaj, Ramiz dhe Kosta?

Sepse kemi qenë në Greqi dhe na u desh t’i ndërronim emrin dhe mbiemrin. Bëmë edhe fëmijët atje dhe u detyruam.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asgjësohen 1,447 rrënjë kanabis në 3 fshatra të Shkodrës
Katastrofë ekologjike, ngordh 90% e midhjes në Liqenin e Butrintit »
Article Logic
Execution time: 0.01292896270752
array(1) { ["section"]=> string(96) "gruaja-e-biznesmenit-punonjesja-jone-s-kishte-ku-t-i-gjente-100-mije-euro-me-ngjan-si-film-17685" }