Policia e Vlorë ka arrestuar një person për “Dhunë në Familje” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.
I arrestuari Bujar Nushaj, si fillim është denoncuar nga bashkëshortja e tij E.N për dhunë fizike dhe psikologjike. Pas denoncimit për dhunë, Policia ka nisur kontrollin e 2 shtëpive të të akuzuarit, ku në njërën prej tyre, në fshatin Babicë ka konstatuar 12 kile e 500 gram lëndë narkotike dhe në banesën tjetër në pronësi të po të këtij personi, në fshatin Penkovë janë konstatuar dhe sekuestruar 13 kile dhe 500 gram.
Në përfundim të hetimeve Policia kashpallur në kërkim të shtetasit : Bujar Nushaj, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ky shtetas ishtë larguar në momentin e mbritjes së Policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ''Dhuna në familje'', dhe ''Prodhim shitja e narkotikëve'', të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.