Gruaja e deputetit garanton votuesit: Mbështeteni, është djalë i mirë!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:49 13-06-2017 Gruaja e deputetit garanton votuesit: Mbështeteni, është djalë i mirë!

Premtimet e fushatës elektorale duket se tashmë janë përshkallëzuar deri tek garancia që japin edhe gratë e kandidatëve për deputetë.

Një të tillë e ka bërë edhe bashkëshortja e deputetit Eduart Ndocaj, Velantina.

Ajo i fton të gjithë votuesit që të mbështesin Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar, që e drejton deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, pasi i garanton me bindje se ai është një djalë i mirë.

“Ju lutem votoni numrin 7 për Eduart Ndocaj, është djalë shumë i mirë, ju garantoj unë. Ju ndihmoftë kjo natë e madhe”, shkruan Valentina në një status në profilin e saj në facebook, teksa pozon një selfie me të shoqin, si duket në vendin e shenjtë të Kishës së Laçit. Ndocaj ka treguar shpesh herë se është një besimtar i përkushtuar, sidomos në këtë vend pelegrinazhi.

 

 19184065_10210089209728795_1302817811_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070159435272217
array(1) { ["section"]=> string(73) "gruaja-e-deputetit-garanton-votuesit-mbeshteteni-eshte-djale-i-mire-82269" }