Gruaja e kasapit të Ballkanit, Miriana Markoviç Millosheviç, ndërron jetë në Moskë

Publikuar tek: rajon, më 18:58 14-04-2019 Gruaja e kasapit të Ballkanit, Miriana Markoviç Millosheviç, ndërron jetë në Moskë Mirjana Markovic dhe bashkeshorti i saj, ish presidenti i Jugosllavise, Sllobodan Milloshevic

E veja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, Miriana Markoviç, raportohet se ka ndërruar jetë sot në Moskë, në moshën 76 vjeçare.

Sipas mediave serbe, Markoviç kishte jetuar në azil politik në Moskë që prej vitit 2003, gjatë kohës kur bashkëshorti i saj, Sllobodan Millosheviç po gjykohej në tribunalin e Hagës për krime lufte.

Mediat lokale bëjnë të ditur se Miriana Markoviç ka ndërruar jetë rreth orës 15:00 mbasditen e sotme.

Miriana Markoviç deri në vitin 2003 ka qenë udhëheqëse e partisë  ‘E Majta Jugosllave’, e themeluar  që prej vitit 1994. Shteti serb e akuzonte Markoviçin për evazion fiskal dhe për mashtrim me taksa.

Miriana Markoviç prej shumë vitesh ka qenë profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Beogradit, ku dhe ka botuar libra dhe punime teorike. Gjithashtu ishte edhe anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë.

Ish anëtarja e Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe ish liderja e partisë ‘E majta Jugosllave’, vitet e fundit vuante nga problemet shëndetësore. Mediat serbe raportojnë se Markoviç ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj ishte kritike.

Gjykata e Apelit në Beograd, në fillim të këtij viti, e hoqi vendimin me të cilin bashkëshortja e Sllobodan Millosheviçit, Miriana Markoviç u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre, si dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

Kujtojmë se bashkëshorti i saj, Sllobodan Millosheviç, u akuzua për krime kundër njerëzimit pasi si president i Jugosllavisë, urdhëroi gjatë viteve 90’ operacione të ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999, regjimi i Millosheviçit vrau rreth 10 mijë shqiptarë dhe shpërnguli nga Kosova një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre në gjenocidin e vitit 1999. 

Slloboda.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065319538116455
array(1) { ["section"]=> string(87) "gruaja-e-kasapit-te-ballkanit-miriana-markovic-milloshevic-nderron-jete-ne-moske-160424" }