Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda, është shfaqur në superformë krah bashkëshortit të saj.
Ajo që bie në sy është fakti që Linda Rama ka ndryshuar “look”duke ngjyrosur flokët në nuancat e së kuqes. E ndërsa Linda duket në superformë, bashkëshorti i saj jo dhe aq. Edi ka shtuar në peshë dhe rrobat që mban veshur ngjajnë si të rrudhosura.
“Fotoalbumi i mbrëmjes kushtuar poetit dhe shkrimtarit Daut Gumeni, gusmariotit që sfidoi diktaturën komuniste me dashurinë e tij për lirinë, të cilën e pagoi me thuajse çerekshekulli burg e për të cilën nuk pranoi kurrë të bënte kompromis. Filmi NJE BURRE NE UDHE është një dokument rrëqethës, mbi njeriun, lirinë e krijimtarinë, në ferrin tokësor të totalitarizmit dhe purgatorin e hipokrizisë post-komuniste.
Daut, faleminderit që ekziston, miku im”, shkruan Rama ndërsa ndan fotot.