Gruaja e parë presidente e KE, Basha uron Von Der Leyen: Lajm i mirë dhe për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 22:34 16-07-2019 Gruaja e parë presidente e KE, Basha uron Von Der Leyen: Lajm i mirë dhe për Shqipërinë Presidentja e re e KE, Ursula Von Der Leyen

Kryedemokrati Lulzim Basha uron presidenten e re të Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, dhe thotë se me zgjedhjen e saj lajme të mira priten dhe për Shqipërinë.

'Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!', shkruan Basha në urimin e tij në Twitter.

Ursula Von Der Leyen është e para presidente femër e Komisionit Europian pasi arriti të sigurojë 383 vota pro, pak më tepër se gjysma e anëtarëve të Parlamentit Europian. Ajo zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker dhe pritet të marrë postin e lartë në 1 nëntor.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020140886306763
array(1) { ["section"]=> string(92) "gruaja-e-pare-presidente-e-ke-basha-uron-von-der-leyen-lajm-i-mire-dhe-per-shqiperine-172437" }