Gruaja e politikanit shqiptar e pakënaqur nga leximi i librave në Shqipëri, çmon disa personazhe: Këta yje kanë bërë shumë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:26 09-12-2016 Gruaja e politikanit shqiptar e pakënaqur nga leximi i librave në Shqipëri, çmon disa personazhe: Këta yje kanë bërë shumë

Bashkëshortja e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, Brixhida Kokëdhima shprehet e pakënaqur lidhur me leximin e librave në Shqipëri ndërsa veçon disa personazhe të njohur të ekranit, si Rudina Magjistari, Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Beti Njuma apo Diana Çuli si njerëzit që kanë bërë shumë për kulturën e librit.

“Leximi i librave në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Për mua leximi eshte ripërtëritës. Lexoj shumë çdo ditë dhe me plot gojën them se, librat më kanë ndihmuar shumë në jetë. Ne lexojmë dhe reflektojmë, ndihemi të freskët e të rinuar, mësojmë për vende, popuj, njërez. Tani po lexoj biografinë e Çurçillit( Faktori Çurçill) shkruar kaq bukur nga Boris Johnson- ministri i jashtëm britanik. Këtë libër të çmuar na e solli dhuratë Revista Monitor! Zgjedhje e bukur!

Yjet e televizoneve shqiptare si Rudina Magjistari, Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Djana Çuli, Beti Njuma kanë punuar shumë për librin në emisionet e tyre. Shumë më tepër mund të bëjmë të gjithë. Dje lexoja se, çfarë bëri Oprah Ëinfrey, një grua me ndikim të jashtëzakonshëm në Usa. Në shoë-n televiziv që ajo bën "The Oprah Ëinfrey Shoë" bëri nje modul, Oprah's Book Club, një diskutim të librave konkret që Oprah vetë i zgjidhte. Kjo filloi në 1996 dhe vazhdoi për 15 vjet. Ajo i kërkonte lexuesve ta lexonin librin dhe ta diskutonin së bashku në emision. 
Rezultati? U diskutuan 70 libra, u shitën miliona kopje dhe u rrit shume lexueshmëria! Nuk janë të pakët amerikanët që mendojnë se Oprah e ndihmoi shoqërinë amerikane për të lexuar më shumë”, shkruan zonja Kokëdhima.

 

id.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26897406578064
array(1) { ["section"]=> string(126) "gruaja-e-politikanit-shqiptar-e-pakenaqur-nga-leximi-i-librave-ne-shqiperi-cmon-disa-personazhe-keta-yje-kane-bere-shume-62135" }