Gruaja e Ramush Haradinajt pushime në resortin luksoz të jugut, mungon ish kryeministri (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:23 20-08-2019 Gruaja e Ramush Haradinajt pushime në resortin luksoz të jugut, mungon ish kryeministri (FOTOT)

Bashkëshortja e kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj ka zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar disa ditë pushime, shkruan Newsbomb.al.

Anita Haradinaj është fotografuar në Dhërmi mbrëmjen e kaluar së bashku me tre fëmijët e saj. Familja e kryeministrit të dorëhequr kosovar po pushon prej tre ditësh në resortin e njohur 'Morina Palace'.

Në redaksinë e Newsbomb.al kanë mbërritur disa fotografi, ku shihet Anita duke darkuar me fëmijët e saj, ndërsa vihet re mungesa e kryefamiljarit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit duket se është i zënë me zgjedhjet. Ditën e djeshme ai konfirmoi marrëveshjen e arritur mes partisë së tij, AAK dhe PSD-në e Shpend Ahmetit për koalicion parazgjedhor.

Ndërkaq, më 22 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Parlamentit. E gjithë kjo lëvizje në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së tij si kryeministrë për shkak se u thirr në Hagë.

Ndërkohë, duket se axhenda e ngarkuar nuk e ka lejuar Haradinajn të pushojë me familjen në Rivierën Shqiptare, shkruan Newsbomb.al. 

68700779_353901148892846_1139629572963172352_n.jpg

69331853_682826022230217_106582808905908224_n.jpg

69568630_389822788403988_6380686522554777600_n.jpg

69216123_457045728359784_4153131915219566592_n.jpg

68998485_427866321270789_6990742015126274048_n.jpg68489673_2489360544419541_1173323771788918784_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029999971389771
array(1) { ["section"]=> string(99) "gruaja-e-ramush-haradinajt-pushime-ne-resortin-luksoz-te-jugut-mungon-ish-kryeministri-fotot-175842" }