Gruaja e Theodhori Sollakut nën hetim? Reagon Prokuroria e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:10 18-07-2019 Gruaja e Theodhori Sollakut nën hetim? Reagon Prokuroria e Durrësit

Së fundmi në media është përfolur për nisjen e një hetimi ndaj bashkëshortes e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, e cila është gjyqtare në gjykatën e Apelit Tiranë.

U tha se Zegjine Sollaku, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, për shpërdorim detyre.

Mirëpo, menjëherë pas këtyre lajmeve pProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës ka rrëzuar një gjë të tillë. Prokuroria ka deklaruar se nuk ka asnjë procedim të regjistruar ndaj gjyqtares, Zegjine Sollaku.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës nuk ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares Znj. Zegjine Sollaku, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë”, shkruhet në letrën e firmosur nga drejtuesja e Prokurorisë, Anita Jella.  

Zeqine-Sollaku.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010967016220093
array(1) { ["section"]=> string(73) "gruaja-e-theodhori-sollakut-nen-hetim-reagon-prokuroria-e-durresit-172594" }